
Përfitoni njohuri të thelluara nga specialistët tanë të transferimit të çmimit mbi zhvillimet dinamike rregullatore dhe sfidat kryesore me të cilat përballen kompanitë e huaja që operojnë në Shqipëri dhe Kosovë. Ky webinar ofron një përmbledhje të plotë të parimeve themelore të transferimit të çmimit, detyrimeve kryesore ligjore, si dhe zhvillimeve më të fundit ligjore të harmonizuara me standardet e OECD-së. I dizenjuar për ndërmarrjet shumëkombëshe dhe profesionistët e taksave, ky sesion ju pajis me strategji konkrete për të menaxhuar në mënyrë efikase transaksionet ndërmjet palëve të lidhura, për të përmbushur detyrimet ligjore në lidhje me dokumentacionin dhe për të minimizuar në mënyrë proaktive rreziqet që lidhen me transferimin e çmimit.
Bashkohuni për të diskutuar mbi:
- Zhvillimet më të fundit në fushën e transferimit të çmimit në Shqipëri dhe Kosovë
- Një përmbledhje gjithëpërfshirëse të procesit të analizës së transferimit të çmimit
- Detyrimet ligjore
- Praktikat më të mira për të minimizuar rreziqet e transferimit të çmimit dhe për të përshtatur operacionet e biznesit tuaj me ligjin vendas
- Pyetje & Përgjigje (Q&A)